SFIDA 1: Qentë endacakë

Sfida

Qentë endacakë-rreziku për njerëzit në sferën publike dhe keqtrajtimi i qenve

Përshkrim i shkurtër

Qentë endacakë janë bërë çështje e madhe shqetësimi në tërë vendin, me raste të shumta të njerëzve të kafshuar dhe shqetësuar nga qentë, si dhe helmimi i përhapur i qenve endacakë, që është jonjerëzore dhe e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Nga ana tjetër, qentë shpesh keqtrajtohen nga qytetarët dhe pushtetet, me zgjidhje aktualisht jo të mirë të problemit.

Një popullsi e gjërë dhe në rritje e qenve endacakë është shfaqur në shumë qytete si rezultat i shkujdesjes dhe masave të papërshtatshme për të kontrolluar këto kafshë. Qentë endacakë janë rezultat i pronësisë së papërgjegjshme dhe nuk trajtohen si duhet nga institucionet dhe komuniteti sipas ligjit për mirëqenien e kafshëve.Si rezultat, prezenca e qenve endacakë mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e njeriut dhe mjedisin urban, duke frikësuar dhe sulmuar njerëzit, duke shkaktuar aksidete komunikacioni dhe zhurmë, si dhe duke shkaktuar probleme për shërbimet e mbledhjes së hedhurinave të komunave. 

Çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problem? A mund të ndihmojmë të ndryshojë perceptimi për qentë endacakë dhe t’i bëjmë më tërheqës për adoptim?

Gjendja e tanishme

Nuk ka statistika të sakta zyrtare për të llogaritur numrin e përgithshëm të qenve endacakë në vend, edhe pse Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” vlerëson se ka rreth 20 mijë qenë endacakë në tërësi.

Vlerësohet se ka rreth 30 qenë endacakë në Strumicë, Veles dhe Gostivar. Disa prej tyre janë mjekuar dhe liruar.

Ja çfarë janë duke bërë tani për tani komunat për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidës së qenve endacakë: 

  1. Velesi ka miratuar një plan për periudhën 2018-2020 për të mbajtur nën kontroll popullsinë e qenve endacakë. Plani do të përqëndrohet në kapjen, transportin, regjistrimin dhe trajtimin mjekësor.
  2. Në Strumicë, dy strehimore janë duke u ndërtuar në Rajonin Planor Juglindor. Janë siguruar dy automjete për transferimin e qenve nga vendi ku ata kapen te strehimorja.
  3. UNDP-ja siguroi dhe dhuroi një automjet për qentë për komunën e Gostivarit përmes projektit të IMG-së.

Palët e përfshira

Komuna, spitale, shkolla, Agjencia për Ushqip dhe Veterinari, Qendra e Zhvillimit të Rajonit Planor Juglindor, Byroja e Zhvillimit Rajonal, banorët, organizatat e shoqërisë civile, lëvizjet për të drejtat e kafshëve

Rezultati i dëshiruar

Zvogëlimi i numrit të qenve endacakë në qendrat e qyteteve, parqet dhe shkollat.

Trajtimi human nga qytetarët dhw komuniteti ndaj qenve endacakë në pajtim me ligjin për mirëqenie të kafshëve.

Zvogëlimi i sulmeve të qenve endacakë.

Ngritja e ndjesisë së sigurisë të banorëve në qytet.

Gjërat që duhet menduar

  • Zgjidhjet nuk duhet të përqëndrohen në kapjen dhe procesin e trajtimit.
  • Zgjidhjet mund të përqëndrohen në promovimin e pronësisë së përgjegjshme dhe adoptimit për të parandaluar numrin në rritje të qenve endacakë të rinj.
  • Ato gjithashtu mund të përqëndrohen në pengimin e qenve që të vijnë në vende të posaçme (për shembull në shkolla).
  • Mund të ketë mënyra të ndryshme për t’u marrë me qentë e shënuar dhe të pashënuar.
  • Përdorimi i harduerëve/zbuluesve mund të jetë e dobishme në zgjidhjen e sfidës.
  • Meqë jemi duke u përballur me kafshë të gjalla, shumë banorë frikësohen se zgjidhja e mundshme mund të jetë jonjerëzore dhe ta dëmtojë mirëqenien e tyre.

Çfarë ndodh në botë?

Ekzistojnë shumë pak zgjidhje teknologjike të qasshme për t’u marrë me sfidën e qenve endacakë. Një zgjidhje e zakonshme teknologjike është vendosaj e çipave te qentë endacakë. Kjo u ndihmon komunave për t’i identifikuar, kuptuar sjelljen e tyre dhe për t’i menaxhuar më mirë. 

Kur kemi të bëjmë me qasje më pak teknologjike, një zgjidhje që është treguar efektive është krijimi i programeve që nxitin një kulturë të adoptimit të qenve. Për të udhëhequr një ndryshim të këtillë, ky proces zakonisht përmban hapat e mëposhtëm:

  1. Sigurimi i shërbimeve – shërbime imuniteti, mjekësore dhe shpëtimi për qentë;
  2. Parandalimi i sëmundjeve – përmirësimi i shërbimeve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së kafshëve;
  3. Strehimoret e kafshëve – ndërtimi i strehimoreve të qenve për qentë endacakë dhe nisja e programeve vullnetare për nxënësit e shkollave;
  4. Arsimi:
  5. Zbatimi i programeve arsimore për pronarët e manarëve dhe vënie në shfrytëzim të një aplikacioni që ofron mbështetje për pronarët e manarëve, përfshi shërbimet veterinare, porositjen e ushqimit për qenin, video sesione me trajnues qeni, P&P forum, aktivitete në komunitet, etj;
  6. Fushatë reklamimi për familjet që theksojnë përfitimet për fëmijët që rriten bashkë me një qen;   
  7. Ngjarje të hapura adoptimi në hapësira popullore të qytetit që kanë ekspozim të gjërë;
  8. “Familje kujdestare” për qentë – mundësia për një individ për të adoptuar një qen për një periudhë të shkurtë dhe ta rikthej sërish në strehimore në fund të periudhës.
SFIDA 2: Zhvillimi i Turizmit Lokal

Sfida

Industria e pazhvilluar e turizmit dhe mungesa e promovimit të tij në mënyra të lehta dhe me çmim të lirë

Përshkrim i shkurtër

E ngjeshur me kulturën e vjetër, kuzhinën e thjeshtë dhe të shijshme, vargmalet, fshatrat e vjetër dhe disa nga liqenet më të vjetra dhe më të thella në Evropë, Maqedonia e Veriut ka një potencial të pamasë turizmi. Megjithatë, ky potenciali turistik mbetet i pashfrytëzueshëm dhe kërkon më shumë promovim.

A mund të mendoni për mënyrat e mbështetjes së komunave lokale të Velesit, Strumicës dhe Gostivarit në promovimin e turizmit në rajonet e tyre, duke përdorur teknologjinë? Çfarë do të duhej të bënin këto komuna që të tërheqin dhe sjellin më shumë turistë vendorë dhe ndërkombëtarë?

Gjendja e tanishme

Komunat e Velesit, Strumicës dhe Gostivarit nuk kanë strategji të zhvilluar për zhvillim të turizmit lokal. Ato janë në proces të përpilimit të planeve strategjike. Edhe pse komunat kanë shumë për t’u ofruar turistëve, me sa kuptohet, nuk ka rrugë për qasje të lehtësuar te këto të dhëna.

Tani për tani ka një pikë të vetme për informacion dhe lidhje në secilën komunë, për shërbime turizmi, siç janë ofertat, aventurat dhe prodhimet (p. sh. Prodhimet organike dhe natyrore lokale).

Komunat janë duke shqyrtuar hapjen e qendrave informative turistike, mirëpo projektet e këtilla zakonisht janë të shtrenjta, ofrojnë zgjidhje të pjesërishme të sfidës së shpërndarjes së informatës së duhur për shërbimet turistike, pasi që shumë turistë planifikojnë pushimet e tyre paraprakisht online.

Të dhëna të posaçme për komunat:

Strumica:

Komuna i ka të gjitha llojet e turizmit: ngjitja në male, përfshi ecjet tradicionale të organizuara nga shoqatat bjeshkatare; turizmi kulturor, përfshi ngjarjet si Karnevali i Strumicës, Strumica Open; turizmi në manastire, kisha, ujëvara, etj. 

Strumica ka njëfarë komuniteti aktiv të prodhuesve organik dhe mund të bëhen pjesë e ofertës së qytetit për të tërhequr turistë të interesuar në ushqim të shëndetshëm dhe jetesë. 

Velesi:

Tani për tani komuna është duke investuar në urbanizimin dhe zhvillimin e rrethinës së Liqenit Mlladost, që ka potencialin më të lartë të zhvillimit të turizmit në qytet, dhe aktivitetet janë planifikuar për të patur qasje në të ardhmen në vendin “Peshti”, që gjendet pranë lumit Babuna, në Veles. Komuna e Velesit është duke planifikuar të përgatisë një strategji për zhvillimin e turizmit në komunë, me theks të veçantë te liqeni i Velesit “Mlladost“ dhe specifikat kulturore të qytetit. Industria turistike në Veles posaçërisht karakterizohet nga kultura e qytetit që vjen nga shtëpitë e vjetra e të rëndësishme arkitekturore.

Sa i përket sektorit privat, tashmë ka disa hotele përreth bregut të Liqenit të Velesit, si dhe një tjetër është duke u ndërtuar. Përveç kësaj, sektori publik, posaçërisht komuna e Velesit ka ndërmarrë aktivitete zhvillimi të hapësirës përreth liqenit. Një shteg vrapimi është ndërtuar, si një unazë përreth liqenit dhe shumë shtëpiza janë ngritur në vende të shpeshta përreth liqenit. Komuna e Velesit ka filluar të realizojë projektin “Smart liqeni Mladost – Destinacioni i parë Turistik Inovativ”. Ky projekt parasheh vendosjen e ndriçimit përreth liqenit, ndërtimin e shtigjeve për ecje përgjatë udhës, ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë, lehtësimin e qasjes në ndërtesat e tanishme, vendosjen e shenjave informuese, kosheve të plehrave, etj.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, çdo vit, rreth 10,000-11,000 turistë e vizitojnë Komunën e Velesit, nga të cilët 7,000-7,500 janë turistë të huaj dhe 3,000-3,500 janë turistë vendorë. Vendndodhja e liqenit Mlladost përgjatë autostradës Е-75 u mundëson shumë turistëve që ta vizitojnë gjatë kalimit tranzit. Tani për tani, rreth 100 qytetarë janë përfshirë në industrinë e turizmit, ose 0.10 përqind e popullsisë.

Palët e përfshira

Komuna – Sektori i Zhvillimit Ekonomik dhe Planifikimit Strategjik, Sektori i Planifikimit Urban.

Investuesit privatë dhe qytetarët e interesuar në zhvillimin e bazës turistike (p. sh hotelierët, Bed&Breakfast, AirBnB, pronarët e restoranteve lokal, etj)

Prodhuesit e ushqimeve të posaçme lokale (prodhuesit e verës, djathit, fermave organike, dyqanet e posaçme lokale).

Qendrat kulturore dhe Menaxhimi i qendrave historike.

Organizatat e zhvillimit lokal ekonomik, shoqatat e turave turistike, etj.

Në disa raste – Agjencia Kombëtare e Promovimit të Turizmit të Maqedonisë.

Rezultati i dëshiruar

Qasje të lehtë, informacione tërheqëse për mundësitë turistike në Maqedoninë e Veriut – posaçërisht në Veles, Strumicë dhe Gostivar.

Gjërat që duhet menduar

  • Nëse mendoni për aplikacion celulari: krijimi i një aplikacioni të përgjithshëm nuk është ide e madhe – ka shumë zgjidhje në treg që mundohen të mbështesin turizmin. Në vend të kësaj, mendohuni të mendoni për një aplikacion të specialitetit turistik ose aplikacion rajonal që do të ofrojë diçka të re në treg. 
  • Mendoni për mënyra me të cilat Maqedonia mund të dallohet në rajonin përplot me turistë dhe përqëndrohuni në këtë sugjerim të vetëm me vlerë. 
  • Mund të dëshironi të mendoni për të mbështetur turistët e vendit ose të jashtëm – jo të dy grupet në të njëjtën kohë sepse nevojat e tyre mund të jenë shumë të ndryshme.
  • Mendoni për mënyrat ku zyrtarët komunal do të duhet të investojnë shuma të majme të parave në një projekt të suksesshëm. Disa ide mund të përfshijnë informata nga qytetarët, planifikimi i atraksioneve turistike nga vetë turistët, krijimi i stimujve që njerëzit të bëhen pjesë e krijimit të informacioneve ose zgjidhjeve turistike. Nëse zhvilloni diçka që ka nevojë të jetë vazhdimisht e mbështetur nga komuna, atëherë kjo mund të mos funksionojë. 
  • Në zgjidhjen tuaj, ndoshta dëshironi të përqëndroheni në një aspekt të kësaj sfide (p. sh prezantimi i prodhimeve lokale te turistët OSE krijimi i një harte të atraksioneve lokale, duke përdorur informacione të grumbulluara…) dhe jo të gjitha në të njëjtën kohë, diçka që është mjaft e vështirë. 
  • Është më e vlefshme të hulumtohet nëse ka ndonjë aplikacion ndërkombëtar për rajonin e Ballkanit – nëse jo, atëherë mund të ketë një mundësi të madhe. Nëse po, atëherë ndoshta ka mundësi që të krijohet diçka më e specializuar (p. sh agroturizmi?) për rajonin.

Çfarë ndodh në botë?

Akre – një nga komunat e Izraelit kontaktoi me një nga aplikacionet ndëkombëtare me miliona përdorues dhe së bashku organizuan fushatë për promovimin e shtigjeve dhe atraksioneve turistike të qytetit, faktikisht pa zhvilluar diçka të re të veten. Aplikacioni i quajtur Wishtrip rezultoi me një fushatë të suksesshme promovimi që e rriti numrin e turistëve që e vizitojnë këtë zonë.

Për turistët lokal që dëshirojnë të ecin në këmbë, aplikacioni izraelit Tiuli ofron një hartë me mijëra shtigje për ecje të parametrave të ndryshme për të zgjedhur (distanca e ecjes, vështirësia, atraktiviteti, koha e vitit për të shkuar atje, etj.) – shtegu është paraqitur nga përdoruesit e aplikacionit që ishin bashkëkrijues të përmbajtjes.

SFIDA 3: Shërbimet e ofruara nga komunat nuk janë të qasshme

Sfida

Shërbiemt komunale janë të qasshme vetën brenda hapësirave të ndërtesës komunale

Përshkrim i shkurtër

Qeverisjet lokale nëpër botë janë duke përdorur gjithnjë e më shumë teknologjinë për t’i bërë shërbimet ndaj qytetarëve të mundshme edhe online. Mirëpo, shumica e shërbimeve të ofruara nga komunat në vend janë të mundshme vetëm brenda hapësirave të komunave. Kjo do të thotë se qytetarët duhet fizikisht të shkojnë te komuna dhe të presin në rradhë për të pasur qasje në shërbimet që u nevojiten. Kjo nuk është efikase, gjeneron shumë shkresurina dhe i tërë procesi nuk është gjithnjë transparent. Gjithashtu, shumë shpesh, qytetarët nuk janë në dijeni për të gjitha llojet e shërbimeve të ofruara nga komuna. Si pjesë e kësaj sfide, tentoni të mendoni për mënyrat teknologjike për të ndihmuar që shërbimet komunale të jenë të qasshme online ose të automatizuara (tërësisht ose pjesërisht) dhe/ose jepni qytetarëve një mënyrë tansparente për të kuptuar cilat shërbime ofrohen dhe si mund të sigurohen.

Gjendja e tanishme

Tani për tani, shërbimet komunale ofrohen në ndërtesat komunale dhe duhet të shkohet te ndërtesa komunale për t’i siguruar ato (përfshirë pagesat për shërbimet komunale që nuk ofrohen online ose shërbimet e ofurara për afarizmin).

Për më tepër, informacioni për shërbimet kryesisht shpërndahet në vetë komunën ose në faqen e internetit, që rrallëherë i bën shërbimet transparente dhe të qasshme. Shumë qytetarë thonë se e dinë që disa informacione mund të merren përmes faqes së internetit, por pretendojnë se këto faqe nuk janë lehtësisht të përdorshme dhe nuk ofrojnë informacione të qarta për skemën e shërbimeve dhe produkteve. 

Dy çështje kryesore:

  • Mungesë informatash që kanë të bëjnë me shërbimet dhe produktet në komunë/rajon. 
  • Mungesë e shërbimeve të autorizuara (ose së paku të një shërbimi prioritar për bashkësinë afariste ose për qytetarët).

Në komunën e Velesit, e cila ka sistemin më të avancuar të e-shërbimeve në mes të komunave të Maqedonisë, është futur në përdorim një sistem për e-shërbime, ku të gjitha shërbimet janë standardizuar në një vend të vetëm. Çdo shërbim është i lidhur me një kartelë shërbimi të cilën qytetarët mund ta përdorin për të pranuar informacion të shpejtë dhe të qartë se si ata mund të sigurojnë shërbimet, kujt duhet t’i adresohen, vlera e tarifës administrative dhe cilat dokumente duhet të dorëzojnë. Në të njëjtën kohë, qytetarët mund të shkarkojnë formularët nga sistemi, që kursen kohë. Përveç e-shërbimeve, kartelat e shërbimit janë të vendosura fizikisht te qendra e shërbimit qytetar. 

Ndonëse tashmë ka përmirësim të madh, ende duhet që qytetarët të shkojnë  me formularët e shkarkuar dhe të plotësuar te komuna për të kërkuar shërbimin. Gjithashtu, qytetarët vazhdojnë shpesh të shkojnë te ndërtesa komunale para se të shohin faqen e internetit për më shumë informata.

Palët e përfshira

Të punësuarit në komunë (Sektorët e ndryshëm)

Qytetarët dhe afarizmi lokal

Ndonjëherë ofruesit tjerë të shërbimeve në qytet (p. sh pagesat komunale të ujit, gazit, mbledhjes së hedhurinave, etj.)

Rezultati i dëshiruar

Mënyra inovative dhe e lehtësishme që qytetarët të sigurojnë informata për shërbimet e mundshme komunale dhe si t’i sigurojnë ato.

“Skemë” inovative dhe lehtësisht e përdorshme e shërbimeve, aktiviteteve dhe mundësive komunale. 

Një mënyër e lehtë dhe e lirë (për komunën) për të siguruar një shërbim komunal të përzgjedhur (ose shërbime) që është mjaft i nevojshëm dhe i rëndësishëm.

Gjërat që duhet menduar

  • Nuk duhet t’i zgjidhni këto sfida me një zgjidhje – Zgjidh një që ju medoni se do të ishte më e dobishme për qytetarët. 
  • Këtu ka dy sfida të posaçme që ndërlidhen: transparenca dhe qasja te e-shërbimet. Nuk duhet t’i zgjidhni njëherësh. Gjithashtu në një kategori të “e-shërbimit” ka shërbime të ndryshme (pagesa, marrja e lejeve dhe licencave, marrja e dokumenteve të identifikimit dhe pasaportat…) që janë shumë të ndryshme për nga natyra. Përqëndrohuni në një lloj të sfidës dhe jo në të gjitha në të njëjtën kohë. 
  • Mendoni për ato çështje që kanë të bëjnë me shërbimet dhe transparencën e tyre dhe përpiquni t’i vërtetoni ato me qytetarët që njihni për të kuptuar procesin e tanishëm dhe përse funksionon keq. Gjithashtu, ne mund t’u lidhim me të punësuarit e komunës të cilët mund t’u sqarojnë vështirësitë e tyre të tanishme. Sigurohuni që fillimisht të kuptoni proceset, para  se të mendoni për zgjidhjet e mundshme.

Çfarë ndodh në botë?

  • Disa komuna në botë hapin “kiosqe digjitale” të cilat ofrojnë e-shërbime në vende të ndryshme të qytetit, p. sh në Prishtinë, Kosovë, qeverisja lokale ofron disa shërbime në e-kiosqet që i takojnë qytetit.
  • Në ditët e sotme, shumë shërbime lokale mundet lehtësisht të transformohen në aktivitete digjitale, p. sh pagesat komunale janë digjitalizuar në shumë vende të botës. 
  • Nëse sërish mund të jetë e vështirë të ofrohet e-shirbim, atëherë filloni nga planifikimi i shërbime, fillimisht duke ofruar transparencë. Megjithatë, një planifikim i tillë duhet të funksionojë më mirë se sa thjeshtë vendosja e informacioneve në një faqe tjetër interneti ose një skemë. Mendoni për “chatbots” (asistues online intelegjent) dhe mënyrat tjera të të shndërruarit të shpërndarjes së informatave në bisedë.
SFIDA 4: Si mund të krijojmë një Shërbim efikas të ndarjes së hapësirës për qytetarët, OJQ-të dhe afarizmin?

Sfida

Hapësira është një pasuri e rëndësishme që mund të ofrojë mundësi për qytetarët, OJQ-të dhe afarizmin për të ofruar aktivitete dhe ngjarje të ndryshme për popullsinë lokale. Si mund ta përdorim hapësirën e zotëruar nga komuna për aktivitete të tilla në një mënyrë efektive, të sigurtë dhe lehtësisht të shfrytëzueshme (lehtësisht të koordinueshme!)?

Përshkrim i shkurtër

Komunat shpesh kanë hapësira dhe mjedise që kryesisht shfrytëzohen gjatë orarit të punës. Pas kësaj, këto hapësira mbeten boshe dhe mund t’u ofrohen grupeve të ndryshme (OSHC-ve, afarizmit, individëve, etj) për aktivitete të organizuara për të mirën e qytetarëve. 

Por, kjo nuk ndodh tani sepse përfaqësuesit komunal nuk kanë kohë për ta menaxhuar këtë, pastaj organizatat lokale nuk janë në dijeni për mundësitë e këtilla, si dhe rezervimi online tani për tani nuk është i mundshëm.

Mendoni për mënyra që mund t’i ndihmojnë komunat për të ndarë burimet e tyre – sidomos hapësirën e tyre të lirë – që do të bënte një dallim në bashkësitë e tyre. Mos harroni të përdorni teknologjinë në një mënyrë të thjeshtë që edhe qytetarët të cilët nuk kanë dije për teknologji të kënaqen duke shrytëzuar zgjidhjen tuaj.

Gjendja e tanishme

Komunat kanë hapësira të pashfrytëzuara të cilat do të dëshironi t’ua ofronin afarizmit lokal, individëve, OJQ-ve.

Shumë organizata përpiqen të gjejnë një vend për të dhënë mësim ose për të ofruar aktivitete ekstra-kurrikulare. Të dy grupet mund të mbështeten duke zbatuar një mënyrë efikase të shfrytëzimit të burimeve.

Palët e përfshira

Përfaqësuesit komunal.

OJQ-të dhe OKSH-të, afarizmi lokal, individët

Grupe të ndryshme të popullsisë (nxënësit, qytetarët e rritur, studentët, etj.)

Kompanitë e patundshmërive në disa raste mund të jenë të përshtatshme.

Rezultati i dëshiruar

Një mënyrë e lehtë për të shfrytëzuar burimet komunale për të mirën publike, zhvillimin ekonomik dhe arsimin.

Gjërat që duhet menduar

  • Mbani mend që shumë njerëz që do të donin t’i shfrytëzonin mundësitë, ata nuk kanë njohuri për teknologjinë
  • Sigurohuni të bëni një zgjidhje dhe ta bëni lehtësisht të menaxhueshme për të punësuarit komunal – ndryshe nuk do ta përdorin. 
  • Mund të jetë i nevojshëm vlerësimi i përdoruesit bazuar në atë se si  e përdor (apo e shpërdor) hapësirën dhe të bllokohen disa njerëz ose afaristë nga përdorimi i këtyre hapësirave – mendoni paraprakisht për mjetet më të duhura për këtë.
SFIDA 5: Mbështetja e pleqve në shërbimet dhe bashkëveprimet ditore me të tjerët

Sfida

Pleqtë kanë vështirësi në qasjen te shërbimet sociale dhe mjekësore dhe janë të vetmuar

Përshkrim i shkurtër

Pleqtë kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë në aktivitete e tyre të përditshme pasi që shumë nga ata jetojnë vetë dhe kanë vështirësi për të dalë nga shtëpia. Autoritetet nuk kanë burime të mjaftueshme njerëzore për të ofruar shërbimet sociale te popullsia që qëndron në shtëpi dhe është e vështirë për ata që të marrin përditësimet e rregullta për nevojat personale të banorëve në gjendjen e tanishme. Në krye të kësaj, pleqtë shpesh ndjehen të vetmuar dhe nuk kanë bashkëveprim të mjaftueshëm me të tjerët, posaçërisht nëse jetojnë në zona të veçuara.

Si t’i mbështetim të moshuarit ose t’i menaxhojmë përpjekjet e individëve dhe OJQ-ve për të ndihmuar ata, për të siguruar qasje më të mirë në shërbimet e nevojshme?

Gjendja e tanishme

Shumë pleq kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë në aktivitetet e përditshme. Këtu përfshihen shërbimet mjekësore dhe sociale. Kjo sfidë është edhe më e rëndësishme kur bëhet fjalë për personat me nevoja të veçanta të cilët kanë vështirësi për të dalë nga shtëpitë e tyre.

Komunat kanë vështirësi për të siguruar shërbime sociale për pleqtë për dy arsye kryesore:

  1. Mungeesa e burimeve njerëzore që do të ofrojnë shërbimet. Ndonëse Ligji për Mbrojtej Sociale mundëson ofrimin e shërbimeve nga qytearë dhe shoqata të autorizuara, sërish ka vështirësi për të ofruar shërbimet te një popullsi e gjërë që priret të qëndrojnë në shtëpi.
  2. Mungesa e informacioneve për nevojat personale të banorëve dhe gjendjes së tanishme. Tani për tani, komunat marrin të dhëna për nevojat dhe çështjet e të moshuarve në ditët e hapura me banorët, kërkesat e qytetarëve dhe OJQ-ve, si dhe duke bashkëpunuar me institucionet që punojnë me pleqtë. Mirëpo, informaioni i mbledhur nuk është çdoherë i përditësuar dhe rregulluar për nevojat e posaçme të banorëve. Gjithashtu ka vështirësi për përditësim, në lidhje me atë se cili banor është vizituar, cilat shërbime janë ofruar, dhe nevojat e përditësuara.

Disa programe ekzistojnë dhe përqëndrohen në organizimin e aktiviteteve sociale. OJQ-të ose organizatat komunale i menaxhojnë këto programe. Në Strumicë, vullnetarët e Kryqit të Kuq i vizitojnë pleqtë si pjesë e projektit “kujdes shtëpiak për pleqtë”.

Në Veles, organizatat si Shoqata e Pensionistëve, organizata komunale e Kryqit të Kuq Veles, si dhe organizata komunale e grave pensioniste janë të përfshira në programe të tilla. Për shembull, në programet “kujdes shtëpiak për pleqtë” në Veles, vullnetarët vizituan 60 pleq në shtëpi, duke ndihmuar me çështjet mekësore dhe aktivitetet ditore. Veç kësaj, komuna ka përgatitur një plan zhvillimi të një skeme bashkëveprimi që do të përfshijë të gjithë pleqtë e qytetit, që programet të mund të zhvillohen për të ndihmuar ata përmes vullnetarëve, OJQ-ve, etj.

Palët e përfshira

Kryqi i Kuq, vullnetarët, pleqtë dhe familjet e tyre, OJQ-të dhe organizatat komunale (Shoqata e Pensionistëve, organizata komunale e Kryqit të Kuq Veles, organitata komunale e grave pensioniste), komuna.

Rezultati i dëshiruar

Ofrohen shërbime inovative në mënyrë efikase, për pleqtë që qëndrojnë në shtëpi.

Ofrohen shërbime të rëndësishme bazuar në nevojat personale të pleqve.

Lehtëson ofrimin e shërbimeve pa rritur burimet njerëzore, por duke përfshirë shërbimet vullnetare.

Gjërat që duhet menduar

  • Pleqtë kanë tendencë të kenë aftësi të ulëta teknologjike. Ata nuk mund të jenë përdoruesit e zgjidhjes.
  • Ka programe ekzistuese që mund të shfrytëzohen për zgjidhjet.
  • Të kuptuarit se si të menaxhohen nevojat e popullatës së moshuar mund të jetë çelësi për alokimin efikas të organizatave të përfshira.
  • Zgjidhja mund të trajtojë një ose disa aspekte të sfidës, p. sh. duke krijuar një mënyrë më të mirë të shpërndarjes së vullnetarëve dhe duke siguruar që popullata e moshuar të vizitohet rregullisht prej tyre, mund të jetë një fillim i shkëlqyeshëm. Një drejtim tjetër i mundshëm mund të jetë krijimi i mjeteve të teknologjisë për të inkurajuar më shumë njerëz të bëhen vullnetarë me të moshuarit, për shembull duke u treguar atyre mbështetjen e nevojshme në lagjen e tyre.

KU: VENDI, Shkup

KUR: 11 – 12 shtator 2019

REGJISTROHUNI!