Tech4Muni MK është një garë inovative ku kompanitë dhe sipërmarrësit e talentuar të Maqedonisë zhvillojnë zgjidhje për sfidat e qytetit. Bashkoju Tech4Muni-të për të zgjidhur sfidat, për të pranuar fonde për zbatim dhe udhëheqje, si dhe për të ofruar një zgjidhje të shkëlqyer për të cilën qytetet tjera do të kenë nevojë!

PROCESI

Hapi 1: Apliko për të marrë pjesë në Garën Inovative

Hapi 2: Pasi që të pranoheni për pjesëmarrje, le ta dimë se me çfarë ekspertësh do të dëshironit të flisnit. Ne do të bëjmë më të mirën për t’ju siguruar mentorin e nevojshëm. Gjithashtu, ju do të keni mundësi të flisni me udhëheqësit e komunave, për të kuptuar sfidën më mirë.

Hapi 3: Nisni ta zgjidhni sfidën dhe përgatituni për Garën Inovative.

PËRSE TË BASHKOHENI?

  • Bashkohuni me revolucionin e tregut prej 400 bilionë dollarësh – mësoni për sfidat e vërteta të qyteteve dhe ofroni zgjidhje!
  • Zbuloni industrinë Qyteti i Mençur që ka nevojë për zgjidhjen TUAJ!
  • Mbi 40 mijë dollarë fonde për zgjidhjet fituese që to dë zbatohen dhe udhëhiqen në komunat.
  • Mundësi për të ofruar një zgjidhje që do të jetë e rëndësishme për shumë qytete në nivel lokal, rajonal dhe ndoshta global!
  • Bashkoju një komuniteti të të fortëve dhe ndikuesve – familja e UNDP-së do të ndajë me ju mundësi dhe njohuri të mëtejshme!
  • Sfidoni veten tuaj dhe ndihmoni shtetin tuaj të zhvillohet!

Ngjarja është pa pagesë. Që të regjistroheni, ju lutemi të klikoni KËTU

KU: VENDI, Shkup

KUR: 11 – 12 shtator 2019

REGJISTROHUNI!