Mirë se vini në faqen e internetit të Tech4MuniMK – gjenerata e ardhshme e Hackathlon-it ku teknologjia takon klientin.

A jeni sipërmarrës që frikësohet ta sfidojë veten në zgjidhjen e problemeve të VËRTETA dhe shkaktimin e ndikimit? A dëshironi të kuptoni sfidat lokale me të cilat ballafaqohen shumë komuna në Maqedoni, në rajon dhe në botë?

Bashkoju Tech4Muni për të zgjidhur sfidat, për të pranuar fonde për zbatimi dhe udhëheqje, si dhe ofro një zgjidhje të shkëlqyer për të cilën do të kenë nevojë edhe qytetet tjera!

Ju keni mundësi të:

  • punoni në sfida të vërteta që kërkojnë zgjidhje të ngutshme
  • të mentoroheni nga një ekspert lokal dhe ndërkombëtar
  • pranoni fonde për zgjidhjen tuaj
  • shkaktoni ndikimin e duhur në ekosistemin inovativ lokal dhe global

Ne do të sigurohemi që ju të kënaqeni, mësoni dhe ndani njohuritë tuaja me sipërmarrësit tjerë që kanë mendim të njëjtë, të keni qasje në mentorim të nivelit të lartë, ta njihni botën Qyteti i Mençur që vlen mbi 400 bilionë dollarë në të gjithë botën!

Ngjarja do të mbahet më 11 – 12 shtator në Shkup.

Programin e gjeni këtu

REGJISTROHUNI!

Sfidat

#1: Qentë endacakë

Qentë endacakë janë bërë çështje e madhe shqetësimi në tërë vendin, me raste të shumta të njerëzve të kafshuar dhe shqetësuar nga qentë, si dhe helmimi i përhapur i qenve endacakë, që është jonjerëzore dhe e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Detalet

#2: Zhvillimi i Turizmit Lokal

E ngjeshur me kulturën e vjetër, kuzhinën e thjeshtë dhe të shijshme, vargmalet, fshatrat e vjetër dhe disa nga liqenet më të vjetra dhe më të thella në Evropë, Maqedonia e Veriut ka një potencial të pamasë turizmi. Megjithatë, ky potenciali turistik mbetet i pashfrytëzueshëm dhe kërkon më shumë promovim.

Detalet

#3. Shërbimet e ofruara nga komunat nuk janë të qasshme

Qeverisjet lokale nëpër botë janë duke përdorur gjithnjë e më shumë teknologjinë për t’i bërë shërbimet ndaj qytetarëve të mundshme edhe online. Mirëpo, shumica e shërbimeve të ofruara nga komunat në vend janë të mundshme vetëm brenda hapësirave të komunave.

Detalet

#4.Shërbim efikas të ndarjes së hapësirës

Hapësira është një pasuri e rëndësishme që mund të ofrojë mundësi për qytetarët, OJQ-të dhe afarizmin për të ofruar aktivitete dhe ngjarje të ndryshme për popullsinë lokale. Si mund ta përdorim hapësirën e zotëruar nga komuna për aktivitete të tilla në një mënyrë efektive, të sigurtë dhe lehtësisht të shfrytëzueshme?

Detalet

#5. Mbështetja e pleqve

Pleqtë kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë në aktivitete e tyre të përditshme pasi që shumë nga ata jetojnë vetë dhe kanë vështirësi për të dalë nga shtëpia. Autoritetet nuk kanë burime të mjaftueshme njerëzore për të ofruar shërbimet sociale te popullsia që qëndron në shtëpi dhe është e vështirë për ata që të marrin përditësimet e rregullta për nevojat personale të banorëve në gjendjen e tanishme.

Detalet